Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Presidentja Osmani: Uniforma e Policisë akt atdhetarie dhe simbol i dinjitet shtetëror
Në ceremoninë e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart rolin, guximin dhe përkushtimin e kësaj force që nga themelimi e deri më sot. “Ne kremtojmë historinë e policisë, e cila është histori e kurajos, përkushtimit dhe përballjes me sfidat që ka kaluar dhe kalon çdo ditë shteti ynë,” tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e Policisë së Kosovës si një ndër shtyllat më të forta të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ajo theksoi se besnikëria e Policisë së Kosovës ndaj Republikës ka qenë e palëkundur në të gjitha rrethanat, krizat dhe kërcënimet me të cilat është përballur vendi ndër vite. “Nga ditët e para të themelimit e deri më sot, ju keni dëshmuar se nuk ka...