Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është vrarë, e ekzekutuan duke ngrënë bukë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është vrarë, e ekzekutuan duke ngrënë bukë

TIRANË- Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Fitimi është ndaluar edhe tek konflikti i të vëllait me të shumëkërkuarin Talo Çela, për të cilin nuk ka asnjë informacion. Në një intervistë që ka dhënë për gazetarin Flamur Vezaj në podcastin ‘MaShqip’, Fitim Dumani ka thënë se konflikti mes Çelës dhe vëllait të tij Nuredin Dumani nisi për një shumë parash prej 10 mijë euro. Sipas tij Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për...