8 plumba drejt Kristian Kolës! Gjendet i shkrumbuar motori i autorëve, motivi ‘mister’

8 plumba drejt Kristian Kolës! Gjendet i shkrumbuar motori i autorëve, motivi ‘mister’

Kristian Kola SHKODËR-Vrasja e Kristian Kolës mbrëmjen e 4 shtatorit në qendër të Shkodrës, mbetet pa një shkak apo autor! Deri tani hetimet tregojnë se atentatin e kryen dy persona, të cilët lëviznin me motor dhe qëlluan në drejtim të tij me një armë gjysmë silenciator, duke e lënë 34-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas Tv Klan, motori i përdorur nga autorët është gjendur i shkrumbuar në fshatin Vukatanë dhë është dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës me qëllim përftimin e ndonjë gjurme. Gjithashtu hetuesit shpresojnë të arrijnë të sigurojnë nr. e shasisë së tij, për të zbuluar më pas mënyrën se si ai ka rënë në duart e vrasësve. Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se qitësi ishte profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore,...