Punësimi i rremë në Shqipëri: Shifrat fshehin realitetin, 40% e të ‘punësuarve’ janë pa pagë

Punësimi i rremë në Shqipëri: Shifrat fshehin realitetin, 40% e të ‘punësuarve’ janë pa pagë

Shifrat zbulojnë realitetin e hidhur: gratë mbajnë barrën më të madhe të punës pa shpërblim, ndërsa bujqësia ende dominon tregun e punës Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona gjatë vitit 2024, duke u rritur me mbi 22 mijë vetë krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Por pas kësaj rritjeje fshihet një e vërtetë më e errët: 40% e të punësuarve të rinj janë pjesë e kategorisë “në biznes familjar (pa pagesë)”. Në total, 285 mijë persona, ose gati një në katër të punësuar, punojnë pa marrë asnjë pagë, kryesisht në bujqësi dhe aktivitete familjare. Gratë, më të prekura nga puna pa lek Nga raporti i INSTAT del se 32,2% e grave të punësuara janë...