Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete, në zonën e Borshit . Blutë kanë sekuestruar 1 automjet tip “Volkswagen” dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi: • Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer...