Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
26 vende bien dakord të dërgojnë trupa në Ukrainën e pasluftës
26 vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukrainë si pjesë e një force sigurie ose të ofrojnë ndihmë në tokë, në det ose në ajër si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron. Presidenti francez përsëriti se trupat ndërkombëtare nuk do të vendosen në zonat e kontaktit, por “në zonat gjeografike që aktualisht po përcaktohen”. “Kjo punë operative tani duhet të formalizohet në nivele politike dhe ligjore në mënyrë që garancitë e sigurisë të mund të zbatohen shpejt kur të arrihet një armëpushim ose një marrëveshje paqeje”, tha Macron. Disa vende do të kërkojnë që parlamentet e tyre të miratojnë kontributet që duan të japin, shkruan euronews. Nuk u dhanë detaje se çfarë do të kontribuojë secili vend, megjithëse...