Gazetarja dhe kameramani denoncuan rojet e ASHK-së për dhunë dhe pengim të detyrës, reagon Kadastra e Shtetit

Gazetarja dhe kameramani denoncuan rojet e ASHK-së për dhunë dhe pengim të detyrës, reagon Kadastra e Shtetit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) TIRANË- Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dega Kamëz-Vorë, ka reaguar publikisht pas lajmit të publikuar ditën e sotme se një person dhe 2 rojet private të institucionit kanë dhunuar dhe kanë penguar në kryerjen e detyrës të gazetares Domenika Bajraktari dhe të kameramanit që e shoqëronte. ASHK është distancuar nga çdo akt dhune, ndërsa thekson se personi që goditi gazetaren nuk është punonjës i saj.  Në reagim bëhet me dije se ndaj dy rojeve të institucionit ka nisur procedim penal, pasi dyshohet se kanë dëmtuar kamerën e filmimit dhe kanë penguar median në ushtrimin e detyrës. Sipas ASHK, rasti është në verifikim, dhe nëse konstatohet ndonjë shkelje ligjore, do të merren masa të menjëhershme. ASHK shpreh besimin tek institucionet ligjzbatuese për hetime dhe vendosjen e...