Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Noizy rikthen ”Alpha Show” me surpriza të reja
Showbiz E Premte, 5 Shtator 2025 21:10 ”Alpha Show”, projekti madhështor i Noizyt nuk ka përfunduar ende rrugëtimin e tij. Pas nisjes në Tiranë, për dy vite radhazi, dhe ndalesave në Greqi e Sarandë, eventi muzikor pritet të vazhdojë të udhëtojë edhe në destinacione të tjera. Vetë artisti ka konfirmuar se do të ketë një “Alpha Show 5”, ndonëse detajet mbeten ende të fshehta. Nga ajo që është kuptuar deri tani, një koncert i madh do të mbahet në dhjetor në Greqi, edhe pse nuk dihet nëse do të jetë pjesë e serisë “Alpha Show”. Ky zhvillim forcon gjithnjë e më shumë prezencën e reperit shqiptar në tregun grek, ku ai tashmë po shënon bashkëpunime të rëndësishme. Brenda muajit, reperi ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim...