Mbi 7,8 milionë pasagjerë udhëtuan përmes Rinasit

Mbi 7,8 milionë pasagjerë udhëtuan përmes Rinasit

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht shënoi rritje me 9%, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë. Balluku bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe u realizuan 42 462 fluturime me një rritje prej 2% krahasuar me 8-mujorin e 2024. Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve. Zv.kryeministrja solli në vëmendje se 11 gushti shënoi edhe ditën me fluksin maksimal me 53,076 pasagjerë.