Freddie Mercury, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës botërore

Freddie Mercury, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës botërore

Freddie Mercury do të mbahet mend për gjurmët e mëdha që la në historinë e muzikës botërore, për vokalin e tij të fuqishëm dhe për energjinë e tij të mrekullueshme që shpaloste në skenë, derisa sot janë bërë 79 vjet nga lindja e tij, shkruan KultPlus. Suksesi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i “Bohemian Rapsody”, filmi mbi historinë e grupit ”Queen”, që me një buxhet prej 52 milionë dollarësh ka arritur të fitojë një miliard dollarë duke fituar katër Oscar, përfshirë atë për aktorin më të mirë në rolin kryesor (Rami Malek), është demonstrimi më i bujshëm i asaj që grupi përfaqëson në historinë e rock-ut dhe deri tani në imagjinatën kolektive. Dhe nëse kjo histori fillon të ngatërrohet me mitin, kjo ndodh sepse Freddie...