Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zyra e BE-së në Kosovë, e “shqetësuar” nga tentimet për ta kriminalizuar punën e OJQ-ve
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se ndihet e “shqetësuar” për raportimet e fundit në mediat, të cilat, sipas saj, po “përpiqen të frikësojnë dhe të kriminalizojnë” punën e organizatave joqeveritare (OJQ). Reagimi i BE-së erdhi pas një emisioni të transmetuar më 4 shtator në televizionin Klan Kosova, ku organizata joqeveritare serbe, Aktiv, nga Mitrovica e Veriut u akuzua për “sulm ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës”. “Sikurse mediat, edhe organizatat joqeveritare janë shtyllë thelbësore e shoqërisë civile kosovare, dhe roli i tyre është të vëzhgojnë, analizojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet, përfshirë edhe Policinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Ajo tha se në fund të vitit 2024, Aktiv, në bashkëpunim me disa organizata...