Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet duke u kujdesur për kanabisin
Një punonjës i pyjores është arrestuar në Vaund e Dejës në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasin Zef Lazri, 62 vjeç, banues në fshatin Vig “Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se Lazri, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.” – thuhet në njoftimin e autroriteve. Policia ka publikuar edhe pamjet, ku Zef Lazri është filmuar duke u kujdesur për kanabisin, teksa shfaqet i maskur me një kapuç në kokë. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.