Gjykata e Korçës në ngërç, shkak mungesa e magjistratëve. Avokatët: Vonesa në dhënien e drejtësisë

Gjykata e Korçës në ngërç, shkak mungesa e magjistratëve. Avokatët: Vonesa në dhënien e drejtësisë

Gjykata e Korçës po funksionon aktualisht me 10 gjyqtarë, pesë më pak nga organika. Kjo situatë, sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Rajonit të Juglindjes, Nevzat Tarelli, vjen si pasojë e transferimeve të gjyqtarëve drejt gjykatave të tjera, si dhe procesit të rivlerësimit kalimtar. Transferimi i gjyqtarëve, sipas Tarellit, është problemi më i madh që ndikon në ecurinë normale të proceseve gjyqësore. Largimi i tyre dhe kalimi i dosjeve te gjyqtarët e tjerë bën që proceset të nisin nga e para, duke shkaktuar vonesa të ndjeshme. Avokatët e Juglindjes kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin masa për plotësimin e vakancave, në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë pasojat e vonesave në dhënien e drejtësisë. /vizionplus.tv