Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Dy turistë nga Kosova janë mbytur duke u larë në det në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas policisë, bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme. Viktima e parë është 72-vjeçari me iniciale Z.J., i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht. Ndërsa në rastin tjetër, 80-vjeçari Gj.K. dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo doli nga deti, duke humbur jetën. Njoftimi i Policisë Shkodër: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç. Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak...