Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare dukesha e Kentit, Katharine
Ajo ishte gruaja e princit Edward, kushëri i mbretëreshës së ndjerë, dhe anëtarja më e vjetër e familjes mbretërore ende në jetë. Mediat britanike raportojnë se dukesha e Kentit, Katharine, u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar, e rrethuar nga familja e saj. Në një njoftim të Familjes Mbretërore thuhet: “Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckinghamit njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit. Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj. Mbreti dhe Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore i bashkohen Dukës së Kentit, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tij në zi për humbjen e tyre dhe kujtojnë me dashuri përkushtimin e përjetshëm të dukeshës ndaj të gjitha...