E pazakontë! Tërhoqi kalin me makinë, procedohet 60-vjeçarin. Ja për çfarë akuzohet

E pazakontë! Tërhoqi kalin me makinë, procedohet 60-vjeçarin. Ja për çfarë akuzohet

Një ngjarje e pazakontë dhe e paprecedentë në dhunën ndaj kafshëve ka ndodhur në Elbasan. Një 60-vjeçar ka tërhequr kalin me makinën e tij, duke keqtrajtuar atë. Policia bën me dije se pasi pamjet janë bërë virale ka marrë masa dhe ka proceduar penalisht burrin, për “keqtrajtimi i kafshëve”. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një kalë i lidhur me litar pas një automjeti në lëvizje, në vendin e quajtur Mirakë, ju informojmë se: Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të...