Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Detaje të reja nga vdekja e çiftit të të moshuarve në Athinë/ Dyshohet se burri vrau gruan dhe më pas veten, të dy kishin plagë zjarri në trup
Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi lagjen Neos Kosmos në Athinë, ku një çift i moshuar u gjet i pajetë në gjendje dekompozimi brenda apartamentit të tyre, pasditen e së enjtes, më 4 shtator 2025. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, pista më e mundshme është ajo e një vrasjeje nga ana e burrit ndaj bashkëshortes së tij, e ndjekur më pas nga vetëvrasja, sipas medias së huaj. Megjithatë, ky version do të konfirmohet vetëm pas ekzaminimeve të mëtejshme nga mjekësia ligjore. Trupi i burrit 74-vjeçar u gjet me një plagë në kokë, ndërsa ai i gruas me një plagë në kraharor, të dy të shkaktuara nga armë zjarri. Vlen të theksohet se trupi i gruas ishte në një fazë më të...