Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Komisia Letrare e Shkodrës, e para nismë për standardizimin e shqipes
Dita e parë e shtatorit të vitit 1916 do të sillte lajm goxha të madh për shqiptarët. Një grup i elitës së atëhershme do të themelonte Komisinë Letrare të Shkodrës. Anëtarët do të vinin në përfundim se shkrimi i gjuhës shqipe të bazohej në të folmen e Elbasanit, pikërisht aty ku është kufiri i dy dialekteve të shqipes, gegërishtes dhe toskërishtes. Komisia ishte themeluar tetë vjet pasi në Manastir Kongresi vendosi që alfabeti shqip të përbëhej nga shkronjat latine. Përvjetorin e themelimit të Komisisë e ka sjellë në vëmendje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri. Nëpërmjet një afishimi në rrjete sociale, Drejtoria ka njoftuar së më 1 shtator 1916, nën udhëzimet e autoriteteve austro-hungareze dhe me nxitjen e konsullit të përgjithshëm të Austro-Hungarisë, August...