Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditet Shkodra/ Qëllohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit, ja detajet e para rreth ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Hetimet vijojnë. Bëhet me dije se autorët janë dy persona me një motorr të zi të cilët me skafandë në kokë qëlluan me armë , ndërsa viktima është identifikuar si personi Kristian Kola, 34- vjeç.