Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Atentati në qendër të Shkodrës/ Viktima ishte ulur në lokal! Autorët u larguan me motor të zi
Detaje nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Viktima Kristjan Kola ka qenë i ulur në një lokal përballë kinema "Republika" pranë qendrës së qytetit. Dy persona dyshohet se janë autorë të këtij atentati. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht...