Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Conor McGregor do të kandidojë për president të Irlandës, vë theksin te kriza e strehimit dhe emigracioni
Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 17:51 Conor McGregor u kërkon mbështetësve të tij që të lobojnë te këshilltarët e qarqeve në Irlandë që ta nominojnë si kandidat për President të vendit. Ai pretendoi javën e kaluar se tashmë kishte siguruar mbështetjen e këshilltarëve, deputetëve dhe senatorëve. Ish-kampioni i arteve marciale të përziera (MMA) postoi një video në llogaritë e tij në mediat sociale të enjten, e cila u filmua jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin. “Qytetarë të Irlandës, është koha për ndryshime të vërteta! Si president, unë nuk do të nënshkruaj asnjë projektligj për ta shndërruar në ligj para se t’i paraqitet popullit! Nëse dëshironi ta shihni emrin tim në fletën e votimit për president, ju lutem kontaktoni këshilltarët e qarkut tuaj vendor sot dhe...