Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët e kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët e kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Denar Biba është tërhequr nga gara për vendin vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024 janë: Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025. Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi: Përfundimin e procedurës së...