Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet të premten
Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e nesërme (e premte). Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë. Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin.Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro. “Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”, deklaroi zv/Kryeministrja Belinda Balluku në konferencën “Shqipëria Turistike 2030”.