Kryeministri Rama: Do ta ndalojmë muzikën në baret e plazheve, stresojnë dynjanë

Kryeministri Rama: Do ta ndalojmë muzikën në baret e plazheve, stresojnë dynjanë

Kryeminisstri Edi Rama ka thënë sot se do të ndalohet muzika nëpër baret e plazheve. “Duhet të ndalojë tallavaja e beach bareve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara duhet të vuajnë ngritjen e muzikës. Ne do ta ndalojmë muzikën, s’do të ketë muzikë në beach bare dhe do të bëjmë ridimensionim të numrit të tyre dhe të mënyrës se si do të lidhen me shërbimin në tërësi. U habitëm fare, hapet beach bar, nga baech bari në barch bar është si të kalosh historinë e Rock & Roll, me një volum konkurrues. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë te...