Nuk deklaruan fitime me vlerë 1 mln euro dhe përdornin produkte të ndaluara, arrestohet administratori i spitalit privat në Tiranë, në kërkim 2 aksionerët

Nuk deklaruan fitime me vlerë 1 mln euro dhe përdornin produkte të ndaluara, arrestohet administratori i spitalit privat në Tiranë, në kërkim 2 aksionerët

Administratori i një spitali privat në Tiranë, që rezultoi se nuk kishte deklaruar një milionë euro fitime gjatë periudhës 2024-2025, është arrestuar nga uniformat blu. Subjekti u bllokua, ndërkohë që dy bashkaksionerët u shpallën në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim dhe se punonin shtetas të pasiguruar. Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike. “Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe. Gjatë periudhës...