Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Koncerti i tenorit Saimir Pirgu, Bashkia Shkodër njofton kufizimin e lëvizjes me makina në Shirokë…
Më datë 5 shtator, me rastin e zhvillimitë koncertit të tenorit Saimir Pirgu, Bashkia Shkodër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, duke filluar nga ora 16:00 e në vijim, të shmangin lëvizjen me automjete në Shirokë. Për banorët e zonës, në raste emergjente, qarkullimi do të devijohet në rrugën “Radovanëve – Shtregullave” dhe “Zarufes”. Për të lehtësuar transportin dhe shmangur trafikun, Bashkia Shkodër vë në dispozicion të qytetarëve falas linjën e autobusit:Bashkia – Shirokë – Bashkia. (me ndalesa sipas stacioneve). Vend-parkimet pranë sheshit në Shirokë do të jenë në funksion të koncertit dhe nuk do të jenë në përdorim për publikun. Policia Bashkiake do të jetë në shërbim të banorëve për orientimin e trafikut dhe menaxhimin e situatës. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! Shënim: Disa imazhe...