15 të vdekur në aksidentin me tramvaj, Portugalia në zi për viktimat

15 të vdekur në aksidentin me tramvaj, Portugalia në zi për viktimat

aksidenti me tramvaj ne portugali PORTUGALI- Portugalia mban zi për 15 viktimat e aksidentit të tramvajit elektrik në kryeqytetin Lisbonë. Qeveria e shpalli të enjten (04.09.) ditë zie kombëtare, në të gjithë vendin. Tramjavji, "Elevador da Glória" një atraksion i njohur turistik, doli nga shinat të mërkurën në mbrëmje për arsye që ende nuk janë të qarta dhe u përplas me një ndërtesë. Sipas autoriteteve, të paktën 15 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në aksident. Besohet se midis viktimave ka edhe shtetas të huaj. Pesë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sipas punonjësve të shpëtimit. Tramvaji ka pasur vend për rreth 40 pasagjerë, por nuk ishte plotësisht i zënë. Carris: Janë respektuar "protokollet e kontrollit teknik" Duke cituar një dëshmitar okular,...