Kodi i ri Penal/ Rakipi: Të falet prostitucioni, dënim për shpifjen dhe pirjen e alkoolit në publik

Kodi i ri Penal/ Rakipi: Të falet prostitucioni, dënim për shpifjen dhe pirjen e alkoolit në publik

Arben Rakipi TIRANË-Drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi në tryezën e parë të dikutimit për draftin e Kodit të ri Penal ka listuar disa prej veprave më të diskutuara. Rakipi propozoi të hiqet dënimi për prostitucionin, një çështje që, sipas tij, nuk është diskutuar sa duhet publikisht, por që duhet të trajtohet me qasje të re ligjore. Nga ana tjetër ai u shpreh se vepra si shpifja duhet të vazhdojnë të penalizohen. Po ashtu sipas tij duhet të dënohet edhe bigamia dhe pirja e alkoolit në publik. "1.5 vjet burg dhe gjobë parashikon Kodi aktual për prostitucionin, ndërsa projekti ynë orienton, lidhet edhe me masa të tjera penalizimi. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni! Për fat të keq duhet të përdor termin profesion, për vajzën apo djalin që e...