Kryeministri Kurti viziton aktorin Azemi në spital: Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligët

Kryeministri Kurti viziton aktorin Azemi në spital: Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka vizituar aktorin e njohur, Osman Azemi i cili ndodhet në spital tash e një kohë pas një aksidenti në trafik. Në këtë vizitë, Kryeministri Kurti krahas buqetës me lule, ka dërguar edhe një stupc për pjesëtarin e grupit humoristik “Stupcat”. “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligët. Të paqim gjatë Osman Azemi”, ka shkruar Kurti në Instagram./ KultPlus.com