Vizita e kreut të SPAK në Amerikë, gazetari: Dumani ka marrë mbështetje në DASH

Vizita e kreut të SPAK në Amerikë, gazetari: Dumani ka marrë mbështetje në DASH

Gazetari Lavdrim Lita thotë takimi i kreut të SPAK-ut, Altin Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit, kishte karakter bilancues dhe mbështetës për punën e tij, ndërsa theksoi se sfida kryesore mbetet goditja e politikanëve të korruptuar dhe e narkotrafikut ndërkombëtar. “Këtu ka pak informacion dhe shumë analizë. Informacion është që është një takim i programuar më përpara, në mes të gushtit. Është shtyrë për arsye axhende të të dyjave palëve dhe u realizua në fillim të shtatorit. Sigurisht kjo vjen në fund të mandatit të Dumanit, ndoshta për të bërë një bilanc dhe një mbështetje publike të veprimtarisë së tij dhe të inkurajojë këtë frymën që ka për të çuar Dumanin në bashkëfirmosjen e shumë dosjeve të rëndësishme ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe...