Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
E përplasi me makinë i riu pa patentë, ndërron jetë babi i 3 fëmijëve. Ishte në koma në spital
Kronikë E Mërkurë, 3 Shtator 2025 17:24 Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35-vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Paçka ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun. Aksidenti ndodhi në lagjen “Liri Gero”, ku 35-vjecari u përplas nga mjeti teksa ishte duke kaluar rrugën. 17 vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërs ishte në timon pa patentë.