Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Air Albania rrokulliset me shpejtësi drejt greminës/ Qiradhënësi i avionëve padit kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë
Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në lajmet e aviacionit Ch-Aviation njoftoi se një nga qiradhënësit ka paditur në gjykatë kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë së avioneve. Nuk dihet se cila është kompania paditëse dhe në cilën gjykatë e ka paditur ajo Air Albanian. Por kohët e fundit në media është publikuar lajmi se një prej avionëve të Air Albanias u sekuestrua në Stamboll nga kompania qiradhënëse Etihad në fillim të muajit të kaluar për shkak të mospagimit të qirasë. Ky është lajmi i radhës që tregon se flamuri shqiptar i aviacionit mund të jetë në momentet e tij të fundit. Ndonëse këto ditë Air Albania ka nisur një fushatë mediatike për të përmirësuar imazhin...