Miqësoret e U-21/ Maksuti & Fetai vlerësojnë Gjermaninë dhe Zvicrën: Luajmë për rezultate pozitive

Miqësoret e U-21/ Maksuti & Fetai vlerësojnë Gjermaninë dhe Zvicrën: Luajmë për rezultate pozitive

Shqipëria U-21 do të zhvillojë të premten e 5 shtatorit sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” në ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”. Në kuadër të takimit të parë miqësor, por edhe ndeshjes së dytë ndaj Zvicrës, që do të luhet më 8 shtator në Aarau kanë folur për fshf.org sulmuesi Erald Maksuti dhe mesfushori Feta Fetai. Erald Maksuti, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me ekipin e Flamurtarit në vendin tonë foli për fshf.org për dy sfidat e rëndësishme të Shpresave. Djaloshi shqiptar vlerësoi Gjermaninë dhe Zvicrën si dy kundërshtarë mjaft të fortë, por theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë rezultate...