Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Operator kombëtar për ujin, Rama: I japim fund abuzimeve. Plan edhe për heqjen e depozitave nga pallatet
Kryeministri Rama ka prezantuar krijimin e operatorit kombëtar të ujit, ndërsa tha se është koha për një strukturë të re me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend. “Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime… fragmentimi në emrin e decentralizimit i sistemit të shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte katastrofë.” Për të gjithë ata që kanë abuzuar me shpërdorim ose lidhje të paligjshme të ujit, do të ketë një plan masash ndëshkuese. “Përsa i përket reformës, jemi shumë të qartë çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi tek shpërndarja, njëlloj siç bëmë me energjinë. Në radhë të parë abuzues me qëllim fitimi – lavazhe, ujë që derdhet rrugëve.” Edhe heqja e depozitave nga pallatet ishte një nga pikat e paralajmëruara...