Vodhi një shumë parash në banesën e një shtetasi, në kërkim i riu në Korçë

Vodhi një shumë parash në banesën e një shtetasi, në kërkim i riu në Korçë

Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi, në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.