Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja e Metës, Gjikondi: SPAK nuk ka zhgënjyer, Kryemadhi të gjykohet njësoj
Gjyqtarja Irena Gjoka u caktua me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë tha se Gjoka është një gjyqtare me integritet. Sa i përket sulmeve nga ish-presidenti Ilir Meta ndaj gjyqtares, Gjikondi tha se janë një mendësi shumë e shëmtuar. Ndërsa për Monika Kryemadhin u shpreh se SPAK nuk duhet të jetë aq tolerant dhe se nuk mund ‘të fshihet pas gjinisë.’ “Irena Gjoka është gjyqtare me integritet. Gjoka është një nga gjyqtaret që i kanë rënë shorti për seancën paraprake…dhe për mendimin tim këto broçkullat që thotë avokati i zotit Meta, që do kërkojë largimin, nuk është e vërtetë sepse thjesht po bëhet një verifikim dhe nuk është...