Daja i vdiq në spital, mbesa: Mjeku neglizhoi trajtimin mjekësor

Daja i vdiq në spital, mbesa: Mjeku neglizhoi trajtimin mjekësor

FOTO ILUSTRUESE LIBRAZHD-Një mjek i spitalit të Librazhdit është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi një një pacient ka ndërruar jetë në spital. Ka qenë mbesa e viktimës, i cili ka ndërruar jetë më 31 Gusht 42-vjeçare, e cila ka bërë kallëzimin në Polici, ku pretendon se mjeku në fjalë nuk i ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor dajës së saj më 27 Gusht. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M....