Thellohen humbjet në tregjet e obligacioneve globale, më të prekurat ato afatgjata

Thellohen humbjet në tregjet e obligacioneve globale, më të prekurat ato afatgjata

Obligacionet globale po përballen me presion të ri shitjesh, teksa shqetësimet rreth inflacionit, emetimit të borxhit dhe disiplinës fiskale po gërryejnë besimin ndaj aseteve që deri vonë konsideroheshin më të sigurta në botë.Yield-et e obligacioneve 20-vjeçare të Japonisë u ngjitën në nivelin më të lartë që nga viti 1999, ndërsa ato të obligacioneve 10-vjeçare australiane u rritën në nivelet më të larta që nga korriku. Edhe yield-et e bonove të thesarit të SHBA-së u rritën, me obligacionet afatgjata 30-vjeçare që iu afruan kufirit kritik prej 5%.Humbjet në Azi pasuan rritjen e fortë të rendimenteve në Britaninë e Madhe, ku të martën obligacionet 30-vjeçare u ngjitën në nivelin më të lartë që prej vitit 1998. Në tërësi, kjo valë shitjesh pasqyron shqetësimet e tregtarëve për shpenzimet...