Lejuan ndërtimin pa leje në Tropojë, AMP: Nën hetim punonjësi i policisë dhe punonjësi i AKZM

Lejuan ndërtimin pa leje në Tropojë, AMP: Nën hetim punonjësi i policisë dhe punonjësi i AKZM

AMP ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa ka referuar materiale proceduriale në Prokurorinë e Kukësit për një punonjës policie dhe një punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Këta dy punonjës kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në Bjeshkët  e Pojanit, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe...