Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama imiton Velianj: Një pemë për çdo karrige që lokalet duan të mbajnë në hapësirat publike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni i prishjes së objekteve të IKMT. Por kësaj radhe paralajmëroi një risi ku thotë se nëse lokalet që duan të mbajnë tavolina jashtë, do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige në hapësirën e kufizuar. “Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama. Nisma e Ramës sjell menjëherë në mendje “sportin” e preferuar të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përnatë...