Në kërkim ndërkombëtar për trafik të narkotikëve, arrestohet i riu në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik të narkotikëve, arrestohet i riu në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Shtetasi Rando Murataj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar këtë të mërkurë në Durrës. 25-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve. Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar,...