‘Më parë e vras Albinin…’! Dy të akuzuarit nuk pranojnë fajin, në gjyq i pranishëm edhe Kurti

‘Më parë e vras Albinin…’! Dy të akuzuarit nuk pranojnë fajin, në gjyq i pranishëm edhe Kurti

Albin Kurti KOSOVË-Dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 3 shtator. I pranishëm në gjykatë ishte edhe Kurti, në cilësinë e të dëmtuarit, i cili tha se nuk paraqet kërkesë pasurore juridike. Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u deklaruan rreth fajësisë, pasi prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën. “Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha Klinaku. Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani po ashtu i deklarua i pafajshëm. “Jo, nuk i pranoj” akuzat, tha ai. Pas kësaj, gjykatësi Rrahman Beqiri njoftoi mbrojtësit e të akuzuarve se brenda 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të...