Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e DW: A do të rriten tatimet për të pasurit në Gjermani?
A do të vendosë Gjermania tatime më të larta për të pasurit për të mbyllur një boshllëk buxhetor prej më shumë se 30 miliardë eurosh? Në Gjermani po zhvillohet një debat i madh mes partive në koalicion. Buxheti gjerman për vitin 2027 po përballet me një deficit prej disa miliardë eurosh. Prandaj, Ministri i Financave Lars Klingbeil nuk e përjashton një rritje të tatimeve për ata që kanë të ardhura të larta. Kristiandemokratët janë të indinjuar. Tani Klingbeil, i cili është edhe kreu i SPD-së, ka sqaruar qëndrimin e tij në emisionin “Bericht aus Berlin”, duke theksuar se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. Për disa javë tani, në Gjermani ka pasur një debat nëse nevojiten taksa më të larta për të pasurit...