Trump: Shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin

Trump: Shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin

Në një intervistë radiofonike Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha: “jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë”. Më tej, ai shtoi: “kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer.” Trump: Luftë pa kuptimTrump u ankua edhe më tej gjatë intervistës me drejtuesin e emisionit, gazetarin Scott Jennings, se “mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim”. Trump, i cili kishte njoftuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t’i jepte fund brenda 24 orësh luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, e cila po zgjat prej më shumë se tre vjet, u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Edhe pse Trumpi dhe Putini biseduan për një takim të mëvonshëm tripalësh mes Putinit dhe...