Presidentja Osmani priti ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për partneritetin strategjik dhe zhvillimet politike në Kosovë

Presidentja Osmani priti ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për partneritetin strategjik dhe zhvillimet politike në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë bisedës, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe përmbushjen e aspiratave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik, përcjellë KultPlus. Në kuadër të diskutimeve u trajtua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Presidentja riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar./KultPlus.com