Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA thërret Dumanin, kreu i SPAK takoi në Uashington zyrtarin e lartë të DASH
Pak muaj pasi Shtetet e Bashkuara rikthyen fondet dhe asistencën teknike ndaj SPAK-ut nëpërmjet OPDATE, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u mbajt pasditen e së martës, rreth orës 16:00 me orën lokale, në një seancë me dyer të mbyllura. Dumani u prit nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Vetë institucioni amerikan e konfirmoi takimin në agjendën zyrtare ditore, duke i dhënë rëndësi të veçantë. Vizita e Dumanit në Uashington vjen në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e...