Presidentja Vjosa Osmani priti ambasadorin gjerman Jörn Rohde për të diskutuar zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani priti ambasadorin gjerman Jörn Rohde për të diskutuar zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Gjatë bisedës, u trajtua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Presidentja riafirmoi se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës./KultPlus.com