Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha dënon mungesën e ujit në Tiranë: Zyrtarët në pishina, qytetarët s’kanë ujë as për të larë duart
Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, u shpreh se cinizmi i pushtetit lokal ka arritur kulmin, ndërsa banorët e Tiranës vuajnë për ujin e pijshëm. Ai dënoi me forcë neglizhencën e punonjësve të ujësjellësit dhe publikoi një mesazh shqetësues nga një qytetar i zonës së Komunës së Parisit, ku mungesa e ujit ka zgjatur mbi 24 orë, ndërkohë që, sipas tij, zyrtarët e bashkisë “shijojnë pishinat”, ndërsa qytetarët nuk lajnë dot as duart. Postimi: ‘Udhëheqësit’ e bashkisë në pishina, banorët nuk lajnë dot duart. Dënoj me forcë cinizmin e punonjësve të ujësjellesit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Mirëmbrëma doktor. U bene 24 ore te Komuna e Parisit qe nuk ka uje. Nje difekt i konstatuar nga banoret, per ndermarjen...