Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, artistët: Në çdo film të tij, ne gjejmë…

Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, artistët: Në çdo film të tij, ne gjejmë…

Nga Julia Vrapi Dhimitër Anagnosti kolosi i kinematografisë shqiptare u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. I vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX filma të suksesshëm mbajnë emrin e tij. Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën e tij mbi 40 vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.  Personalitete të artit dhe kulturës në vend, politikanë dhe më gjerë shprehën mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit “Nderi i Kombit”. Ndërsa regjisori Mevlan Shanaj thotë se nuk ka një të dytë si ai. “Dhimitër Anagnosti maja më e lartë ekranit shqiptar apo zbuluesi i perlave të karaktereve shqiptare! Intelektuali krijues që na dha shqiptarin përmes vizatimeve të psikologjisë më mirë seç...