Këshilla falas për kandidatët për ministra

Këshilla falas për kandidatët për ministra

Nga Mero Baze Ka një furtunë lajmesh të rreme për kabinetin e ri që pritet në javën e dytë të shtatorit. Nuk di të jap ndonjë recetë se çfarë duhet të bëni që të jeni kandidatë, por mund të them çfarë s’duhet të bëni. Kam parë që kafenetë rrotull Kryeministrisë janë mbushur plot me kandidatë, të cilët mendojnë se nëse i thërret dikush në telefon, duhet të jenë afër Kryeministrisë. Mos humbisni kohë kot, sepse edhe nëse jeni në listë, nuk ju thërret njeri. Do ta dëgjoni në televizione lajmin, kështu që mos harxhoni kohë dhe lekë kot nëpër kafene. Kam parë disa që dalin në emisione televizive dhe porosisin moderatoren që të thotë: “Kemi dëgjuar që je në listë.” Kjo është një mënyrë tjetër...